gdflkgdfklg

Partia Demokratike ka zyrtarizuar sot edhe dy kandidatë të tjerë që do të garojnë për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Për Bashkinë Elbasan garën e të djathtëve e udhëheqë Ardian Turku. Ish-ministri i Kulturës në kohën e qeverisë “Berisha” do të ketë përballë Qazim Sejdinin. Për Bashkinë e Kamzës do të rikandidojë kryebashkiaku aktual, Xhelal Mziu. Ky do të jetë përballë prefektit të Kukësit, Safet Gjici ose përballë Sali Shehut, nësa Rama dhe Meta do ia japin Kamzën partisë së Bamir Topit. Dy ditë më parë PD zyrtarizoi edhe kandidaturën e Gjirokastrës dhe Libohovës.