Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbajtur një aktivitet në kujtesë të 22 marsit 1992, që simbolizon dhe ditën e fitores së zgjedhjeve të para të demokratëve, pas rënies së diktaturës.  Kreu i PD-së u ka bërë thirrje qytetarëve që ta mbështesin më 25 prill, në mënyrë që sipas tij ta kthejnë këtë datë ku të plotësohet ëndrra për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.

“Ishte dhe mbetet dita e bashkimit të shqiptarëve dhe me punën e gjithsecilit ta kthejmë 25 prillin në një ditë ku ëndrra juaja dhe e themeluesve të fitimtarëve të parë për Shqipërinë si gjithë Evropa të fillojë të konkretizohet. Nga data e madhe që do e ndajë Shqipërinë nga e keqja dhe nga orientalja, kjo  qeveri e korruptuar.”, tha Basha.