Partia Demokratike ka publikuar së fundi në rrjetet sociale një video ku akuzojnë kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta dhe Sali Berishën se kanë dalë hapur kundër Bashës dhe PD. Sipas PD “trekëndëshi i Bermudës dhe oligarkët që i mbështesin hapur me aktet dhe retorikën e tyre përçarëse të demokratëve”.

“Edi Rama, Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë dalë hapur tashmë kundër PD dhe Lulzim Bashës. Ata e dinë që janë e shkuara dhe mundohen të mbajnë njëri-tjetrin. Trekëndëshi i Bermudës dhe oligarkët që i mbështesin hapur me aktet dhe retorikën e tyre përçarëse të demokratëve”, shprehet PD.

Partia Demokratike thekson se demokratët dhe shqiptarët janë bashkë  në këtë betejë kundër pakicës 30-vjeçare të tranzicionit që po e mban Shqipërinë peng.