Partia Demokratike do të mbledhë ditën e sotme Kryesinë, e cila pritet të nisë në orën 11:00.

Lajmi bëhet i ditur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i cili përmes një mesazhi drejtuar anëtarëve të Kryesisë zbulon edhe diskutimet në rendin e ditës.

Kujtojmë se Kryesia mblidhet për herë të parë pas rikonfirmimit të Lulzim Bashës në krye të PD-së.

Mesazhi i Bardhit:

Të nderuar anëtarë të Kryesisë,

Ditën e premte, datë 18 Qershor 2021, ora 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me këtë Rend Dite:

1. Miratimi i metodologjisë së analizës në nivel Qarku, Dege, Grupseksioni dhe Seksione për maskrën zgjedhore të 25 Prill.

2. Thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë më datë 17 Korrik 2021, dhe miratimi i rendit të ditës së Kuvendit.