Partia Demokratike e ka cilësuar të paligjshëm vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, (KAS) për të rrëzuar kërkesën e saj për paraqitjen e provave të reja në lidhje me ankesat e 25 prillit.

Në një dalje për mediat, sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso deklaroi se KAS duhet që të administrojë çdo material zgjedhor, ndërsa shtoi se ky institucion nuk i vuri në dispozicion materialet që tregojnë masakrën elektorale.

“PD nuk është institucion ligj-zbatues. Ne presim që të administrohen provat që nuk janë në disponimin tonë. Të administrohet gjithçka tjetër që partitë nuk kanë mundut të sigurojnë dot vetë. KAS nuk na vuri në dispozicion materialet që tregojnë masakrën elektorale. I jemi drejtuar institucioneve zyrtarisht. Procesi zgjedhor është shoqëruar me problematika të shumta. Rruga e vtme që materialet të merren në administrim është që KAS tu drejtohej me shkresë zyrtare institucioneve,”- tha Kaso.