Fatmir-Mediu-PR-300x204(2)
Fatmir Mediu, deklaron se në negociatat me Partinë Demokratike, çështja për kandidatin e Durrësit mbetet e hapur. Kete deklarate ai e beri ne përfundim të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve. Mediu tha se figura e Agron Dukës garanton fitoren në qytetin bregdetar. Ai ka informuar se dje ka pasur një takim me kryedemokratin për të diskutuar lidhur me koalicionin. “Ajo që ngelet për tu diskutuar është Durrësi. Kemi bërë një sondazh për Dukën përballë kandidatëve të PD-së dhe të PS-së ku rezulton që Duka është fitues dhe këtë ia thashë Lulzim Bashës. E rëndësishme është të mos hyjmë në aventura, thelbi në një garë elektorale është fitorja dhe respekti reciprok ndaj njëri-tjetrit. Nuk kemi vendosur asnjë kusht, kemi dashur që të fitojmë, kushti është që të fitojmë së bashku. Vendimi i ngelet strukturave të PR-së edhe vetë Dukës. Nëse Duka do të garojë do të kemi garën tonë elektorale. Nuk ka një vendim përfundimtar, kemi pritur që të dalë një propozim nga PD që ta vlerësojë. Jemi afër dhe larg një koalicioni”, u shpreh Mediu. Ndërkohë po sot Partia Demokratike zyrtarizoi kandidatin për Bashkinë e Beratit, Kasem Mahmutaj i cili është edhe kryetari i Partisë Republikane për këtë qytet.