Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për largimin e profesionistëve dhe të rinjve nga vend.

Më tej në deklaratë shkruhet se një kryeministër që e ka lënë Shqipërinë në vendnumëro për 8-vjet, nuk mund të sjellë tani ndryshimin.

“Në 8 vjet, Edi Rama e shndërroi vendin në një vend të shkretë për të rinjtë dhe profesionistët. Për shkak të keqqeverisjes 8 vjeçare, vendet e punës u mbyllën për shqiptarët e shqiptarët u larguan masivisht.

Edi Rama zgjodhi të ndajë paratë dhe pasuritë e vendit me një grusht njerëzish, duke vrarë shpresën se në këtë vend se secili mund të ndërtojë një jetë të qetë dhe një të ardhme të sigurtë.

Edi Rama ka dështuar për 8 vite dhe e ka lënë Shqipërinë në vendnumëro nuk mund të sjellë ndryshimin që i duhet vendit për të patur sukses.

Dhe nuk mund të sjellë asnjë përmirësim e asnjë ndryshim për jetën e shqiptarëve.
Ndryshimi që kemi nevojë është një qeveri që kujdeset për ju.

Që kujdeset se pagat duhet të jenë më e larta.

Shqiptarët duan ndryshim. Qytetarët shqiptarë duan një qeveri të re që të kujdeset për ta. Ata janë lodhur nga premtimet boshe që s’u arritën kurrë nga riciklimi i të njëktave fraza dhe shprehje në tetë vitet e fundit të cilat, të gjithë e dimë se nuk do t’i mbajë. Sepse nuk i ka mbajtur deri më sot.
Është koha për ndryshim!”, shkruhet në deklaratën e Partisë Demokratike.