Kolegji Zgjedhor rrëzoi edhe pretendimet për Beratin të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke refuzuar të marrë prova shtesë. Për përfaqësuesit e të dy forcave kryesore politike ky ishte një shans i humbur për të hedhur dritë mbi atë që e cilësojnë masakër zgjedhore.

Dy përfaqësuesit Kaso dhe Kaziaj thanë se përpjekja e tyre nuk përfundon këtu.