Partia Demokratike ka caktuar si drejtues politikë në Lezhë, Mark Markun. Markut së fundmi PD i kishte besuar një vend mes anëtarëve të vlerësimit të kandidaturave për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

Po ashtu, ai ka qenë dhe më herët deputet i kësaj force politike. Në Lezhë Marku do të ketë përball deputeten socialiste,Lindita Nikolla.

PD deri më tani ka zyrtarizuar disa nga drejtuesit politikë në Shkodër  do të jetë Helidon Bushati, Gazmend Bardhi në Elbasan, Enkelejd Alibeaj në Fier, Bujar Leskaj në Vlorë, Edi Paloka në Durrës.