140968

Fjala e deputetit socialist, Paulin Sterkaj, u prit me interes nga deputetët e pranishëm në seancë.Kjo për shkak të miqësisë së tij me deputetin Tom Doshi, por raporti i tij i ngushtë me Doshin rezultoi një zhgënjim për të gjithë.Ai rrëfeu për një takim, ku Doshi i kishte treguar për skenarin për vrasjen.

“Tomë, shih mirë se nuk ka kush me të vra”. Tomë, po të përdorin”,” mësohet t’i ketë thënë Sterkaj.
“Ky paska qenë një bashkëpunim me ish- drejtorin e KESH-it, që ka dalë nga njerëzit më të pasur në Shqipëri,” tha ai duke iu referuar Dritan Priftit. Por pjesa që suprizoi më shumë ishte “transferimi” i debatit nga Paulin Stërkaj, i cili në vend të përqëndrohej tek rreziku që i kanosej mikut të tij Doshi, nuk hezitoj të bënte llogari elektorale. “Mos mendoni se do të përfitoni politikisht nga kjo, ja ku jemi sot këtu dhe po deklaroi se 10000 vota më shumë do të marrim në 21 qeshor, do t’a shihni”, tha Stërkaj.