Pa kursyer ironitë, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i ka hapur sfidë opozitës, teksa e ka falënderuar sa i takon faktit që përmendin shpesh patronazhistët. Pa hezitim, Balla tha se patronazhistët janë aty të gatshëm për vitin tjetër, kur do të zhvillohen zgjedhjet vendore.

Meqë jam te pjesa e procedurës, shumë faleminderit opozitës për vlerësimin që vazhdoni t’i bëni patronazhistëve. Ata janë aty, janë gati po presin vitin e ardhshëm që t’ju mundim prapë sa herë të na dilni përpara”

Skandali i patronazhistëv u publikua nga Lapsi.al para zgjedhjeve të 25 prillit. Databaza e patronazhistëve përmbante të dhënat e 910 mijë qytetarëve të Tiranës numrat e telefonit, nr e kartave ID, vendbanimin dhe me nga një patronazhist për secilin, i ngarkuar me përshkrimin e bindjeve politike për çdo qytetar të moshës nga 19 deri në 99 vjeç.