Alex Rodriguez është gati të martohet me JLo sa më parë të jetë e mundur. Gjatë një interviste me “The Tonight Show” me Jimmy Fallon, ish-atlet i New York Yankees zbuloi planet e tyre për martesë. Jimmy Fallon pyeti qartë: “Jemi, në 2021- a mendoni se më në fund do të martoheni? Çfarë mendoni?” Kësaj pyetjeje, biznesmeni u përgjigj: “Ju e dini që u përpoqëm dy herë në 2020. Dhe në të dyja herët pengesë u bë COVID-19. Thonë “E treta e vërteta!”, kështu që le të shpresojmë të ndodhë ajo që duam të dëgjojmë”. Siç mund të mbajnë mend fansat e çiftit shumë të dashur, ata fillimisht planifikuan të martoheshin në Itali në vitin 2020, pas propozimit të Aleksit në mars 2019. Gjatë një interviste të fundit me “Elle”, J. Lo. foli për planet e tyre për dasmë, duke thënë se pasi e anuluan dy herë atë, nuk kanë bërë më asnjë plan.

“Ne e shtymë dasmën dy herë. Ne kishim planifikuar atë që vërtet dëshironim të bënim. Nuk e di nëse do të jemi në gjendje ta rikrijojmë atë. Ne e anuluam atë dhe që nga ajo kohë nuk kemi folur për të.”

Ajo më pas shtoi: “Nuk e kemi me nxitim. Ne duam ta bëjmë si duhet kur të mundemi. Duhet vetëm të presim për të parë se çfarë do ndodhë me botën.”Ndërkohë, Lopez pritet të performojë në inaugurimin presidencial të Joe Biden më 20 janar në Washington. D.C. Jennifer gjithashtu do të bashkohet me Lady Gaga, për të kënduar himnin kombëtar. Sa i përket performancës së saj ditën e nesërme, Alex u shpreh: “Ka qenë një vit kaq i çmendur për të. Kaq i paparë, me shumë bekime. Ajo shkëlqeu në Super Bowl, në koncertin e Vitit të Ri , dhe tani inagurimi. Është e pabesueshme”.