Pas tërheqjes ruse në Kharkiv, shumica e qytetarëve po kthehen në qytet.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia Ukrainska Pravda, duke cituar deklaratat e kreut të rajonit, Oleg Sinegubov, shkruajnë mediat e huaja.

“Njerëzit po kthehen në qytetin e Kharkiv, të paktën 2000 persona kthehen çdo ditë. Tani duhet të zgjidhim problemet e strehimit, sepse rreth 4000-5000 njerëz jetojnë ende në metro.

Duhet të sigurojmë të paktën strehim të përkohshëm në pritje të ndërtimit të të rejave”, shtoi ai.