Ukraina ka raportuar ndërprerje të energjisë elektrike në rajonin verilindor të vendit, Sumy, të hënën, pas sulmeve me raketa ruse. Dmytro Zhyvytskyi, kreu i administratës ushtarake Sumy, tha se ka gjithashtu probleme me furnizimin me ujë në disa zona, sipas skynews.

“Në të gjitha rrethet e qarkut ka ndërprerje të energjisë, në disa vende për shkak sulmeve ka pasur probleme me furnizimin me ujë. Në Konotop, dy raketa goditën një objekt të infrastrukturës. Ka të plagosur. Qëndroni në strehimore.”

Ndërprerje të energjisë elektrike janë raportuar gjithashtu në Lviv. Autoritetet në Kharkiv raportuan më parë probleme të ngjashme. Deri më tani, 11 objekte të rëndësishme të infrastrukturës në tetë rajone të Ukrainës janë goditur nga bombardimet masive.

Në Kiev, të gjitha linjat e metrosë janë pezulluar pas shpërthimeve.

Të paktën 8 persona kanë humbur jetën dhe 12 janë plagosur.