Pas Qarkut të Shkodrës, ku nga të dhënat dyshohet se 13 qytetarë kanë votuar 34 herë në qendra të ndryshme votimi, parregullsi janë zbuluar edhe në Qarkun e Tiranës. Pas kërkesës së KAS, administrata e KQZ ka zbardhur përmes kryqëzimit të të dhënave nga pajisja e identifikimit elektronik (PEI) se në zgjedhjet e 25 Prillit, në Qarkun Tiranë, 51 qytetarë dyshohet se kanë votuar 123 herë në Qendra te ndryshme Votimi.

Tre persona kanë votuar nga dy herë me të njëjtën kartë identiteti, në Qendra të ndryshme Votimi. Ndërkohë, me shenjën e gishtit, 48 persona kanë votuar plot 117 herë.