Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën ka vendosur të përjashtojë me 5 ditë deputetin demokrat, Gazmend Bardhi. Përjashtimi i tij vjen lidhur me situatën e krijuar gjatë zhvillimit të mbledhjes së Komisionit për Çështjet Ligjore.

Në njoftimin e Kuvendit, shkruhet se deputeti Bardhi përdori gjuhë jo parlamentare ndaj Kryetares së Komisionit. Ajo u shoqërua me veprime agresive, duke dëmtuar pajisjet audio në sallë.