Duke filluar nga ora 13:00 e ditës së sotme, deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit, Shqipëria do të jetë në izolim total, ashtu si dhe fundjavën e kaluar.

Kjo, për shkak të përhapjes së koronavirusit në vendin tonë, ku ditët e fundit ka pasur një numër të shtuar të të infektuarve.

Por, izolimi i vendit në fundjavë ka bërë që gjatë paradites së sotme njerëzit të vërshojnë nëpër tregje, për të bërë blerje.

Gjithashtu, ka pasur edhe një bum aplikimesh në portalin “e-albania” për të marrë lejen e daljes, dhe kjo ka bërë që në orët e para të ditës serveri i faqes të ketë probleme.