Kim Kardashian ka folur së fundmi për gjuhën e urretjes pas fyerjeve antisemitike të ish-bashkëshortit të saj Kanye West.

“Unë qëndroj së bashku me komunitetin hebre dhe i bëj thirrje dhunës së tmerrshme dhe gjuhës së urrejtjes ndaj tyre që të marrë fund të menjëhershëm,” shkroi ajo në Instagram Story. Motrat e saj Khloé Kardashian, Kendall Jenner, Kylie Jenner dhe nëna e saj, Kris Jenner, gjithashtu ndanë deklarata të ngjashme në mediat e tyre sociale duke dënuar antisemitizmin.

Reagimi i Kim vjen pas kritikave ndaj saj për  situatën. Këngëtari  Boy George i kërkoi themelueses së SKIMS të fliste rreth polemikës. Ai postoi në Instagram  se ishte i tmerruar që nuk kanë dalë më shumë artistë për të kundërshtuar mendimin e reperit.”

“Jam i tmerruar që Kim Kardashian nuk ka dalë dhe nuk ka shtuar zërin e saj në këtë debat. Kjo grua ka fëmijë me Kanye. Kështu që ajo duhet të kuptojë si nënë se si është për fëmijët e vegjël hebrenj të dëgjojnë komente. Sa demoralizuese dhe e tmerrshme duhet të jetë, “tha ai.

Këngëtari vazhdoi: “Si një homoseksual kam përjetuar vite paragjykimesh.Kështu që ideja për t’ia bërë këtë dikujt tjetër bazuar në racën, ngjyrën, seksualitetin ose gjininë e tyre është e tmerrshme për mua. Duhet  të jetë e tmerrshme edhe për ty.”

Kim paraqiti kërkesë për divorc nga West në shkurt 2021. Ajo u deklarua ligjërisht beqare në mars 2022. Kanye është akuzuar për sjellje të pahijshme ndaj saj pas ndarjes së tyre. Ai shpesh e ka akuzuar në media se e ka ndaluar të takojë fëmijët e tyre:North, West, Çikago dhe Psalm./Lapsi.al