Paketa anti-shpifje e qeverisë shqiptare shkon sërish në Komisionin e Venecias. Këtë herë bëhet fjalë për qëndrimet e OSBE-së për dy ligjet e mediave, të kthyera në Kuvend nga Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe të kundërshtuara nga gazetarët në Shqipëri.Përfaqësues i OSBE-së për lirinë e medias Harlem Desir shkruan në “Twitter” se kjo është një mundësi e mirë për të bërë përmirësime të tjera në këtë paketë para votimit në parlament.

“Kam dërguar në Komisionin e Venecias rishikimet tona ligjore mbi projektligjet e Shqipërisë për Median Audiovizuale dhe Komunikimet Elektronike, pasi Parlamenti shtyu votimin javën e kaluar. Kjo është një mundësi e rëndësishme për të bërë përmirësime të mëtejshme para një votimi të ri të Parlamentit”, shkruan Desir.

https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2020/02/OSBE-Desir.png

Presidenti Ilir Meta ktheu në Kuvend ligjet për mediat elektronike, duke argumentuar se ishin në shkelje me Kushtetutën. Ndërkohë kreu i shtetit i dorëzoi një kërkesë “Venecias” për të shqyrtuar këtë paketë, veprim që erdhi dhe nga Komisioni Europian. Më 30 janar maxhoranca në Kuvend u tërhoq nga votimi për projektligjin për paketën anti-shpifje për të pritur Venecian.