Isa Mustafa e ka dorëzuar dorëheqjen para strukturave të partisë. Lajmin e kanë konfirmuar burime brenda kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës për Gazetën Express. Sipas burimeve të LDK-së, Mustafa në fillim të mbledhjes së partisë e ka treguar lajmin para anëtarëve.

Kjo lëvizje ka ardhur pasi partia e Isa Mustafës ka shënuar humbjen më të thellë në historinë e saj në zgjedhje. LDK nuk ka fituar në asnjë komunë, ndërsa ka humbur thellë edhe në komunat ku udhëheqin zyrtarë të këtij subjekti politik. Mustafa është zgjedhur në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës më 7 nëntor 2010.