Udhëheqësja e kahut të djathtë Giorgia Meloni ka shpallur fitoren në zgjedhjet e Italisë. Pas rezultatit, ka reaguar edhe Komisioni Europian. Komisioni Europian ka folur me tone më të zbutura në lidhje me fitoren e së djathtës. Zëdhësi, Eric Mamer, thotë se KE shpreson që të kemi një bashkëpunim sa më pozitiv me autoritetet italiane.

“Komisioni do të punoj me qeveritë zgjedhura përmes votës popullore të vendeve të BE. Kjo metodë do të aplikohet edhe kësaj radhe, si me çdo vend tjetër. Shpresojmë që të kemi një bashkëpunim sa më të pozitiv me autoritetet italiane.

Teksa duke iu përgjigjur interesit të mediave, lidhur me deklaratat e Presidentes së Komisionit Europianë, Ursula Von Der Leyen, e cila citoi instrumente mbrojtës, të ngjashme me ato të përdorura në Hungari e Poloni, Mamer tha se  nuk ka një lidhje mes debatit të shtetit të së drejtës dhe zgjedhjeve.

“Nuk ka asnjë lidhje mes debatit për shtetin e së drejtës dhe zgjedhjeve në Itali”.