Megan Fox, kohët e fundit është vënë në shenjestër të mediave rozë.

Duket se së fundmi aktores nuk i ka ecur mirë me një deklaratë të dhënë, pasi ka marrë një rekord reagimesh të ashpëra nga fansat.

Megan Fox është ‘kryqëzuar’ nga ndjekësit e saj pasi bëri një postim të modifikuar me photoshop në rrjetin e saj në Instagram. Në këtë postim, ajo deklaronte se mbante një qëndrim kundër mbajtjes së maskave të fytyrës, në mes të pandemisë së koronavirusit. Ndjekësit e saj janë revoltuar dhe e kanë vënë aktoren në qëndër të kritikave të tyre, si një papërgjegjshmëri e saj, në një kohë kur personat influencues si ajo duhej të mos japnin mesazhe të tilla, që mund të ndikojnë tek personat e tjerë që i ndjekin dhe i kanë burim frymëzimi.

Reagimi i aktores 34-vjeçare ka ardhur para pak orësh dhe ka hedhur poshtë atë deklaratë me anë të një postimi të bërë në InstaStory:

 “Unë kurrë nuk kam bërë deklaratë në lidhje me mbajtjen e maskave. E frikshme që mund të bëheni virale dhe ndoshta të kryqëzoheni shoqërisht për diçka që nuk e keni bërë. Interneti është kaq argëtues”, ka shkruar në InstaStory aktorja e famshme bukuroshe.