Këngëtari dhe moderatori, Robert Berisha është aksidentuar në mëngjesin e sotëm, ai u përfshi në një aksident me një kamion videoja e publikuar nga Insajderi, shihet se ngjarja ka ndodhur tek “Rrethi me flamur”, në Prishtinë.


Në pamjet e publikuara, këngëtari shihej i nervozuar teksa bisedonte me të pranishmit në vendngjarje.

 

Nga ky aksident nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale, e për këtë ka folur edhe vet Roberti, ku përmes storjeve ka shpjeguar se nuk ka patur asgjë serioze.

 

Ai sqaroi se kamioni e ka përplasur atë nga mbrapa, e u shpreh se ia ka falur.