jhgdcurd
Kur kanë mbetur vetëm 4 javë nga përfundimi i Superligës, situata në krye të renditjes bëhet edhe më e nxehtë. Megjithëse korçarët e Skënderbeut janë 3 pikë të shkëputur nga Tirana e vendit të dytë, në kampin e “ujqërve” nuk ka qetësi. Skuadra e Josës ndeshet këtë javë me Teutën e Durrësit që megjithëse “e uritur” për pikë duket e paaftë të ndalë kampionët. Në krahun tjetër bie në sy “derbi” i kryeqytetit. A do të jetë kjo ndeshje e hapur dhe “fair”? Tifozët kanë nisur të hedhin dyshime në rrjetet sociale se derbi mund të trukohet. Të parët që frikësohen për këtë janë “të kuqtë” e Partizanit që dyshojnë se skuadra mund “të tolerojë” në mënyrë që mos lejojë që titulli të shkojë në Korçë. Tifozët e “Guerrils” thonë se nuk do ta falin më atë që ndodhi në derbin e vitit të kaluar ku u tolerua që Tirana të mos binte nga kategoria. Kjo pasi Tirana dhe Skënderbeu kanë edhe një takim për të zhvilluar mes tyre. Kësaj situate i shtohet edhe një deklaratë e presidentit të Kukësit Safet Gjici: “Titullin nuk e merr Skënderbeu, por Tirana ose Partizani…” A është kjo një batutë, apo kanë filluar të lëvizin mekanizamat?