‘Parosmia’ është termi që përdoret për të përshkruar humbjen e sensit të nuhatjes. Nëse keni ‘parosmia’, mund të përjetonin humbjen e intensitetit të nuhatjes, që nënkupton se nuk mund të dalloni plotësisht disa aroma. Veç kësaj, kjo situatë shëndetësore mund të bëjë që t’u duket sikur disa gjëra të përditshme kanë një aromë shumë të fortë e të pakënaqshme.

‘Parosmia’ nganjëherë ngatërrohet edhe me një tjetër kusht mjekësor që quhet ‘phantosmia’, që nënkupton se dallon një aromë ’fantazmë’ kur në fakt aty nuk ka asnjë aromë.

Në shumë raste, ‘parosmia’ shfaqet kur ju rikuperoni nga një infeksion. Simptomat variojnë nga rasti në rast.

‘Parosmia’ nuk është tipikisht një gjendje e përhershme shëndetësore. Neuronet mund të jenë të afta që të riparojnë veten.

Koha e rikuperimit varion nga arsyeja e shkaktimit të saj dhe nga trajtimi mjekësor që merr.

Në rast se ‘parosmia’ është shkaktuar nga një infeksion virusi, ndjesia e nuhatjes mund të të kthehet normale pa nevojë për trajtim mjekësor.

Në fakt, humbja e ndjesisë së nuhatjes është një prej pasojave që po shkakton virusi aktual, Covid-19.

SCAN