Partia Popullore Evropiane (EPP), anëtare e asociuar e së cilës është Partia Progresive Serbe e Aleksandar Vuçiqit, ka mbështetur së bashku me grupet e tjera parlamentare të Bashkimit Evropian rekomandimin për strategjinë e re të zgjerimit të BE-së.


Në dokumentin e lartpërmendur, vendet anëtare të BE-së rekomandojnë që përparimi në negociatat me Serbinë të kushtëzohet jo vetëm nga vendosja e sanksioneve kundër Rusisë, por edhe nga progresi i dukshëm në reforma.

 

Në të njëjtën kohë, u miratuan edhe amendamentet në lidhje me Serbinë, dhe njëra prej tyre kërkon rishikimin e fondeve dypalëshe dhe të BE-së para anëtarësimit.

 

Grupi më i madh në Parlamentin Evropian, Partia Popullore Evropiane (EPP), së cilës i përket partia e Vuçiqit, ka mbështetur kushtëzimet ndaj Serbisë në rrugën e saj europiane.

Në të kaluarën, por edhe tash në Parlamentin Evropian, Beogradi është akuzuar për skandale dhe presion ndaj mediave dhe se proceset zgjedhore rregullisht kontestohen, ndërsa sundimi i ligjit dhe dobësimi i institucionet janë diskutuar si problemet kryesore që ngadalësojnë rrugën e Serbisë drejt BE-së.

Ankesat janë përsëritur vit pas viti në Parlamentin Evropian dhe pothuajse të gjitha subjektet politike në PE kishin folur për këto probleme, me përjashtim të përfaqësuesve të Partisë Popullore Evropiane.

 

Grupi, anëtar i asociuar i të cilit është Partia Progresive Serbe, thuajse gjithmonë kishte mirëkuptim për mosveprimet e partisë simotër të saj në Serbi. Por, qëndrimi i deputetëve të Partisë Popullore Evropiane ka ndryshuar të mërkurën