Dita e sotme nis me kthjellime e vranësira kalimtare në zonat perëndimore ndërsa lindja dhe juglindja e vendit do të ketë reshje të pakta dëbore. Mesdita dhe orët në vijim paraqiten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të ulen me 4-5 gradë gjatë mëngjesit dhe mesditës duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale në territor nga -5 në 10 gradë Celcius. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga drejtimi verilindor duke bërë që moti të ndjehet edhe më i ftohtë kur era forcohet.