Paraditja do të ketë dominim të kthjellimeve në një pjesë të mirë të territorit, por herë as here do të ketë dhe kalime të pakta të vranësirave në territor. Parashikohet që sërish mesdita dhe pasditja t’i theksojnë vranësirat në vend duke sjell reshje shiu në shtrirjen Lindore dhe shumë më të pakta do të jenë në pjesën tjetër të Shqipërisë, ku në zona të izoluara priten dhe rrebeshe afatshkurtra.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 35°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.