Sipas MeteoAlb vendi ynë gjatë paradites do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, të cilat do të jenë të pranishme në zonat malore.

Por pas mesditës pritet të kemi shfaqje të vranësirave në të gjithë territorin, ku në skajin Verilindor do të jenë më të dukshme duke krijuar mundësi për shira të pakët. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 28°C.