Paraditja paraqitet kryesisht e kthjellët me vranësira të izoluara, ndërsa mesdita sjell vranësira të shpeshta dhe shira të përkohshëm në skajin verior dhe disa zona të izoluara të juglindjes. Sërish mbrëmja sjell shumë kthjellime dhe vranësira të pakta. Temperaturat nuk shënojnë ndryshime të ndjeshme gjatë mëngjesit, por një rënie me 2-3 gradë Celsius në territor duke ulur vlerat maksimale në 23 gradë për zonat malore dhe deri 27 gradë në zonat e ulëta dhe bregdetare.

Era vijon të fryjë e lehtë gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes, ndërsa mesatare dhe e fortë në det në mesditë dhe pasdite nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar dallgëzim mbi 3 ballë në brigjet e Jonit.