Dita nis me kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë vendin. Pas mesditës vranësirat shtohen në veri dhe qendër duke sjellë vonë pasdite shira të dobët fillimisht në veri dhe gradualisht në mbrëmje dhe gjatë natës shirat e dobët shtrihen në qendër dhe pjesërisht në zonat jugore.

Temperaturat ulen lehtë në mëngjes dhe mesditë duke variuar nga 8 gradë minimumi në zonat malore deri 26 gradë në zonat perëndimore. Era do të fryjë kryesisht mesatare deri në mesdite kur ajo forcohet në det dhe zonat perëndimore nga drejtimi jugor deri vone pasdite kur era vijon mesatare deri e fortë, por drejtimi i saj bëhet veriperëndimor; dallgëzimi ne brigjet detare ngjitet në 4 ballë.