Dita e enjte do të vijojë të mbetet në qarkullimin e masave ajrore të paqendrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në oret e mesditës të cilat do të pasohen nga reshje shiu në jug, qendër dhe zonat malore në veri dhe lindje te territorit.

Përkohësisht reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrebeshe shiu e breshëri. Era do të fryjë nga veriperëndimi 1-8m/s, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 3 ballë.