Sipas MeteoAlb: Shqipëria vijon më kthjellime dhe vranësira kalimtare deri pak pas mesditës kur vranësirat zhvillohen lokalisht duke sjellë shira afatshkurtër dhe të papërfillshëm në zonat e ulta dhe malore, ndërsa bregdeti mbetet me kthjellime.

Por sërisht orët e vona të pasdites dhe mbrëmjes largojnë vranësirat dhe reshjet duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese. Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur ditore nga 9°C mëngjesi deri në 30°C mesdita.