Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta dominojnë gjatë orëve të para të ditës në skajin verior dhe juglindor. Ndërsa pjesa më e madhe e vendit do të paraqitet me mot të kthjellët. Parashikohet që mesdita të sjelli largim të vranësirave edhe nga këto zona duke bërë që moti me diell të jetë dominues në republikën e Shqipërisë. Edhe nata vijon në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat minimale, por ulen leht në vlerat maksimale duke u luhatur nga 11°C në verilindje deri në 32°C në zonat e ulëta.