Shqipëria paraqitet nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm ku kthjellimet do të jenë dominante gjatë paradites por herë pas here do të ketë vranësira të shpeshta. Ndërsa, pasditja do të sjellë shtim të vranësirave duke rrezikuar shira në zonat malore veri-verilindore ku shirat do të jenë në formë rrebeshi.

Megjithatë; shirat do të jenë të përkohshëm pasi gjatë mbrëmjes dhe natës parashikohet përmirësim i motit duke larguar shirat nga i gjithë vendi. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 29°C.