Dita e sotme do të karakterizohet nga mot i kthjellë, vranësira, por edhe reshje shiu.

Nga mëngjesi në mesditë në vend parashikohet të mbizotërojë moti i kthjellët. Pjesa e dytë e ditës sjell vranësira kalimtare në zonat perëndimore, por vranësira më të zhvilluara do të ketë në zonat malore duke sjellë rrebeshe të izoluara në skajin verior dhe zonat lindore.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes duke variuar nga 16 në 23°C, por rritje të lehtë sjell mesdita kur pritet maksimumi prej 35-36°C, njofton meteoalb.