Vijon ndikimi i kthjellimeve në territorin shqiptar, deri në mesditë kur vranësirat do të shfaqen fillimisht në veri të vendit dhe gradualisht do të përfshijnë gjithë vendin. Megjithëse vranësirat do jenë të pranishme nuk parashikohet të ketë reshje. Këto kushte atmosferike mbeten deri mëngjesi pasardhës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por mbeten pa ndryshuar në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 29°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.