Moti mbetet i freskët dhe gjatë gjithë ditës i paqëndrueshëm. Janë orët e mesditës që do të kenë vranësira më të shpeshta, kryesisht në veri dhe zonat lindore ku priten rrebeshe shiu afatshkurtra dhe të izoluara. Temperaturat e ajrit  ulen me 2-3 gradë në mëngjes dhe mesditë, duke ulur dy vlerat ditore në rang vendi nga 8 në 25 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në mëngjes dhe mbrëmje, por gjatë mesditës era merr forcë mesatare deri e fortë kryesisht në det dhe brigjet detare duke ruajtur drejtim verior, ndërsa dallgëzimi do të vijojë mbi 3 ballë.