Paraditja sjell më shumë kthjellime e më pak vranësira. Pas mesditës dhe e gjithë pjesa e dytë e së martës fuqizon vranësirat në territor, por sërish nuk priten reshje në 90% të Shqipërisë; ato do të shfaqen të pakta dhe në zona të izoluara gjatë pasdites.

Temperaturat sërish ulen me 2-3 gradë, më e ndjeshme në zonat malore, duke zbritur vlerat maksimale në 17 gradë dhe 22-23 gradë Celsius në zonat e ulëta dhe bregdetare.

Era do të fryje e lehtë dhe mesatare në tokë, por deri e fortë në brigjet detare duke mbajtur dallgëzimin në 3-4 ballë në Jon.