Kthjellimet dominojnë motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur priten kalime vranësirash nëpër të gjithë vendin, më të dukshme në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore dhe zona të izoluar në qendër duke rrezikuar momente të shkurta me rrebeshe shiu. Sipas Meteoalb, edhe pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes por  rriten në mesditë  duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 32°C.