Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë moti paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare, ku më të dukshme vranësirat do jenë në zonat përgjatë kufirit Lindor.

Por pas mesditës vranësirat largohen nga i gjithë vendi duke bërë që moti i kthjellët të dominojë në Shqipëri. Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -1°C deri në 15°C.