Moti do të buzeqeshë në fundjavë, do të jetë i kthjellët dhe do të ketë temperatura të ngrohta sidomos në mesditë.

Megjithatë, në orët e vona të mbrëmjes të ditës së diel mbi vendin tonë depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme.

Dita e hënë do të ketë mot me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet kryesisht mesatar në pjesën më të madhe të vendit.

Në zonën e veriperëndimit dhe atë të jugut reshjet e shiut në periudha kohore të caktuara pritet të jenë me intensitet të lartë.

Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë nga kuadrati i jugut me një shpejtësi mesatare 3-10m/s dhe nga orët e mesditës të ditës së Diel deri në orët e mesditës të ditës së Hënë fiton shpejtësi dhe bëhet intensive deri në 15-20m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore.