Sipas Meteoalb: Territori Shqiptar deri në mesditë paraqitet me kthjellime dhe vranësira te shpeshta, më të dukshme në zonat Veri–Veriperendimore. Ndërsa orët vijuese shtojnë gradualisht vranësirat duke sjelle reshje të pakta si fillim në zonat Veriore, POR gjatë natës dhe orët e para të ditës së martë reshjet do të  përfshijnë te gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 23°C. Era do të fryjë e mesatare ne toke dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell në brigjet detare dallgëzim te larte mbi 5 ballë.