Shi, dëborë dhe stuhi ere por edhe orë me kthjellime. Kjo javë do të jetë me mot të paqëndrueshëm. Ditën e sotme priten reshje në të gjithë Shqipërinë, reshje mesatare dhe lokalisht intensive deri pasdite kur pritet pakësim i dukshëm i reshjeve, por rikthehen reshjet e dëborës në një pjesë të madhe të zonave malore.

Temperaturat e ajrit mbeten të larta gjatë mëngjesit, por rënie të ndjeshme sjell pasditja në vlerat termike për zonat malore; sot vlerat ditore luhaten nga 1 në 12 gradë Celcius.

Era do të fryjë mesatare në tokë, por nga mesdita dhe në vijim, era bëhet shumë e fortë në të gjithë bregdetin ku shpejtësia e saj do të arrijë mbi 70 km/h duke shkaktuar stuhi të forta detare dhe dallgëzim mbi 6 balle deri afër mesnatës.