IGJEUM raporton se nivelet në lumenjtë Drin dhe Buna do të vazhdojnë të jenë të larta, por me probleme lokale të përmbytjeve. Tërheqja e ujit parashikohet që në shtratin e lumit Buna të ndodhë në datën 14 janar. Lumi Vjosa pritet të ketë një rritje sot nga prurjet që vijnë nga jashtë territorit, ndërsa ditën e nesërme do të ketë rënie të ndjeshme të prurjeve.

Lumenjtë e tjerë do të vazhdojnë të kenë nivele të larta por nuk priten probleme të shtuara nga përmbytjet.