Gjatë ndeshjes Këln-Milan, disa lojtarë të skuadrës gjermane kishin veshur një “bodycam” të veçantë të aplikuar për herë të parë në fanellat e tyre.

Nga kjo inicitivë e veçantë dhe që u aplikua për herë të parë, shikuesit kishin një këndvështrim krejtësisht të ri për disa ngjarje në fushë.

Në adresën e Sportitalia në Twitter që ka ekskluzivisht të gjitha miqësoreve verore të Milanit këtë verë janë publikuar pamje të këtyre kamerave gjatë ndeshjes duke përfshirë edhe golin e parë të Giroud. ©LAPSI.al