Shoqëritë e transportit urban në Tiranë kanë pakësuar autobusët në qarkullim për shkak të rritjes së cmimit të naftës.

Kjo është vërejtur në cdo stacion ku kishte grumbuj njerëzish që prisnin urbanët. Qytetarët ankohen se s’kanë me cfarë lëvizin për të kapur punën apo shkollën.

Sot pasdite është zhvilluar protesta e parë para Kryeministrisë kundër rritjes së cmimit të naftës. Qytetarët kanë paralajmëruar se do ta përshkallëzojnë protestën e tyre.