karburant-620x330

TIRANË-Cmimi i karburtanteve në vendin tonë do të rritet me 12 lekë për litër. Kjo është propozuar në paketën fiskale, të përgatitur nga qeveria shqiptare, e cila tashmë i ka kaluar biznesit për negociata, megjithëse në 20 vitet e fundit ata nuk kanë rënë dakort asnjëherë për ngritjen e taksave. Por me paketën e re fiskale nuk pritet të rritet vetëm cmimi i karburantit, i cili do të vijë përmes rishikimit të taksës së qarkullimit, por edhe tatimi mbi dividentin dhe të ardhura të tjera.

Burime të besueshme nga Shoqata e Biznesit pohojnë për Shqip, se prej disa ditësh po diskutojnë paketën e re fiskale, për të cilën do të japin mendimet e tyre deri në fund të këtij muaji, ndërkohë që në nëntor pritet të diskutohet në komisionet përkatëse të Kuvendit të Shqipërisë.
Një nga taksat që pritet të rritet është dhe taksa e qarkullimit, e cila mbahet në cmimin e karburantit. Aktuaisht kjo taksë është 17 lekë për cdo litër karburant dhe pritet që fillim të vitit pasardhës të bëhet 27 lekë për cdo litër karburant, pa përfshirë këtu dhe Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), e cila e rrit këtë vlerë dhe me 5.4 lekë të tjera.

Rritja e taksës së qarkullimit pritet të sjellë automatikisht rritjen e cmimit të karburantit me të paktën 120 lekë për litër, duke sjellë një efekt pozitiv për zërin “Taksa Kombëtare” dhe efekt negativ për konsumatorin shqiptar (cdo përdorues të një mjeti motorik), pasi pritet që vitin e ardhsshëm cmimi i naftës dhe benzinës të shkojë më shumë se 200 lekë për litër. Taksa e qarkullimit mbahet nëpërmjet karburantit prej të paktën 3 vitesh, ku fillimisht hyri me 2 lekë për litër, duke e cuar në 7 lekë për litër. Por, rritja e taksës së qarkullimit nuk ndaloi me kaq. Qeveria e mazhorancës së re, që me paketën e parë fiskale, të cilën e miratoi në fund të vitit të kaluar, vendosi që kjo taksë të rritet me 10lekë për litër (17 lekë gjithsej). Edhe sivjet pritet që të bëhet një rritje e tillë, të cilën qeveria e ka parashikuar në paketën e re fiskale, megjithëse kjo pritet të negociohet sërish deri në miratimin e saj në fund të këtij viti.