Kjo është hera e dytë që Aleksandër Gjoka arrestohet nga policia pasi drejton në gjendje të dehur makinën.

Por çfarë ka postuar pak orë para arrestimit në rrjetet sociale Aleksandër Gjoka.

Në profilin e tij në Facebook, Aleksandër Gjoka ka postuar pak para orës 9 të darkës një foto ku pozon duke bërë ‘gëzuar’ me një pije në dorë me ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako.

“Me shokun dhe mikun tim te hershem Vangjush Dako(Gjushi)”, shkruante këngëtari.