Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme për seancën e padisë së bërë kundrejt kryebashkiakut së Tiranës, Erion Veliaj. Basha është thirrur për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me padinë që i ka bërë për shpifje kreut të Bashkisë së Tiranës, pasi ky i fundit deklaroi se lideri i opozitës u bë me 4 vila pas tërmetit dhe pandemisë. Dy ditë më parë, Gjykata e Lartë njoftoi se GJKKO është kompetente për shqyrtimin e të gjitha akuzave penale të ngritura ndaj një zyrtarëve të lartë.

Me kalimin e shqyrtimit të padisë penale për shpifje nga Gjykata e Tiranës në GJKKO, Basha ka refuzuar të pajtohet dhe gjyqi për kallzimin penal për shpifje ndaj Veliaj do të vijojë në 24 shtator.